NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR TESTIMIN E INFORMATIZUAR TË PORTALIT “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2020

  • Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se duke filluar nga data #24qershor2020 e në vazhdim, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve.
  • Kanditatët të tërheqin formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar(Shtojcën 3), të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.
  •  Kalendari me shpërndarjen sipas profileve dhe listat emërore me oraret për çdo kandidat do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.
    Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: http://qsha.gov.al/…/mat…/njoftime/njoftim_portal_mesues.pdf