NJOFTIM PËR TESTIMIN ME SHKRIM PËR KUALIFIKIMIN E MËSUESVE!

Në mbështetje të ligjit nr.69/2012, datë 21.03.2012 “për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar , të udhëzimit nr.8, datë 26.03.2020, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë  “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve “, në vijim të shkresës nr.843 prot, datë 30.01.2020, të MASR “Kualifikimi i mësuesve për vitin 2019-2020”, Ju bëjmë me dije se:
Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2019-2020 do të zhvillohet në datën 20.07.2020, ora 10-12:30, në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga QSHA.