Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

 DREJTOR  I  ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:

  1. Zyra Vendore Arsimore Shkodër.
  2. Zyra Vendore Arsimore Vau i Dejës.
  3. Zyra Vendore Arsimore Pukë-Fushë Arrëz.
  4. Zyra Vendore Arsimore Vlorë-Himarë.
  5. Zyra Vendore Arsimore Librazhd.
  6. Zyra Vendore Arsimore Pogradec.
  7. Zyra Vendore Arsimore Maliq.
  8. Zyra Vendore Arsimore Lushnjë.
  9. Zyra Vendore Arsimore Mallakastër.
  10. Zyra Vendore Arsimore Elbasan.
  11. Zyra Vendore Arsimore Kolonjë.
  12. Zyra Vendore Arsimore Selenicë.
  13. Zyra Vendore Arsimore Kavajë.

Të  interesuarit  duhet të  aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/1XP4Tp7SK8ge3dil-Q- TkTSvl6Jsb3ZlGsOz9Xe2YEo/edit

duke ngarkuar gjithë dokumentacionin e kërkuar, brenda datës 30.10.2019.

Një kopje e dokumentacionit të ngarkuar online duhet  të  paraqitet,  pranë  Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës  30.10.2019  në zarf të mbyllur, në adresën (Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit i gjeni në linkun: SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE