URDHËR NR.817, DATË 21.11.2019 PËR REKRUTIM ME KONKURS I DREJTUESVE TË ZVAP-VE

Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

DREJTOR  I  ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:

  1. Zyra Vendore Arsimore Mirditë.
  2. Zyra Vendore Arsimore Lezhë.
  3. Zyra Vendore Arsimore Urë-Vajgurore.
  4. Zyra Vendore Arsimore Gramsh.
  5. Zyra Vendore Arsimore Përrenjas.
  6. Zyra Vendore Arsimore Devoll.
  7. Zyra Vendore Arsimore Skrapar-Polican.
  8. Zyra Vendore Arsimore Berat.
  9. Zyra Vendore Arsimore Roskovec.
  10. Zyra Vendore Arsimore Delvinë-Finiq.
  11. Zyra Vendore Arsimore Gjirokastër-Libohovë-Dropull.
  12. Zyra Vendore Arsimore Përmet-Këlcyrë.
  13. Zyra Vendore Arsimore Fier.
  14. Zyra Vendore Arsimore Mat.
  15. Zyra Vendore Arsimore Klos.
  16. Zyra Vendore Arsimore Vorë
  17. Zyra Vendore Arsimore Tiranë
  18. Zyra Vendore Arsimore Krujë

Të  interesuarit  duhet  të  aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/1bOBOrXl4i7_vnwsLrt2SIStdTpdw03Xl8T6zXvdnCNk/edit#responses

duke ngarkuar të skanuar nga origjinali të gjithë dokumentacionin e kërkuar më sipër, brenda datës 05.12.2019.

Një kopje e njehsuar me origjinalin e  dokumentacionit të ngarkuar online, duhet  të  paraqitet,  pranë  Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës  15.12.2019  në zarf të mbyllur, në adresën (Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit i gjeni në linkun: SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE