Dita e Pavarësisë në sytë e nxënësve të talentuar të shkollave tona.
” Jemi krenarë që jemi shqiptarë, bij të një historie të lavdishme dhe trashëgimtarë të një flamuri që simbolizon lirinë dhe krenarinë kombëtare. Të bashkuar për Shqipërinë, sot dhe gjithmonë!
Nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, jehon kënga “Për ty, Atdhe”, e interpretuar nga nxënësit e Shkollës Koreografike.
Mëngjeset në shkollën “Servete Maçi” nuk mund të fillojnë pa melodinë sublime të Himnit Kombëtar .