Kjo ditë e bukur simbolizon fillimet e reja, gjallërinë dhe shpresën për një të ardhme më të ndritur. Ashtu si çdo ditë në shkollë është një mundësi e re për të mësuar dhe për t’u rritur, edhe kjo festë na kujton rëndësinë e zhvillimit, gëzimit dhe bashkëpunimit.

Urojmë që kjo festë t’ju mbushë me energji pozitive, të frymëzoheni për të vijuar rrugën e dijes dhe të arrini sukseset që ëndërroni! Në këtë ditë të veçantë, nxënësit e të gjitha shkollave të Elbasanit kanë organizuar aktivitete të larmishme artistike, duke sjellë atmosferë festive me këngë, valle dhe aktrim. Me buzëqeshje në fytyrë dhe shpirtin e lirë, ata përcjellin gëzimin dhe traditat e kësaj feste të bukur pranverore.Le të festojmë së bashku me dashuri dhe shpresë për një vit të mbarë!

Gëzuar Ditën e Verës!