Sqarim për aplikimin në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2020
– Kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe të marrin pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2020, duhet të aplikojnë online deri në datën 21.02.2020, në portalin mesuespershqiperine.al.
– Kandidatët, të cilët aplikojnë për herë të parë në portalin “Mësues për Shqipërinë” dërgimin e dosjes në DRAP për vlerësim do ta bëjnë vetëm pasi të aplikojë online në portalin mesuespershqiperine.al dhe të shkarkojnë Shtojcën 4.
Kandidatët dërgojnë Dosjen dhe Shtojcën 4 në DRAP-in ku kanë vendbanimin, nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 24.02.2020.
– Kandidatët, të cilët janë renditur në listën përfundimtare të portalit 2019 dhe dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, pikët e testimit, ose edhe të dosjes edhe të testimit, atëherë duhet gjithsesi të logohen në portal me kredencialet e mëparshme për të hedhur preferencat e vitit aktual dhe të shkarkojnë Shtojcën 4.
Kandidatët dërgojnë Shtojcën 4 në DRAP-in ku kanë vendbanimin, nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 24.02.2020.
– Kandidatët, të cilët janë renditur në listën përfundimtare të portalit 2019 dhe dëshirojnë të ruajnë pikët e dosjes, por kanë dokumente shtesë, atëherë duhet gjithsesi të logohen në portal me kredencialet e mëparshme për të hedhur preferencat e vitit aktual dhe të shkarkojnë Shtojcën 4.
Kandidatët dërgojnë Shtojcën 4 edhe dokumentet që dëshirojnë të shtojnë në dosje, në DRAP-in ku kanë vendbanimin, nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 24.02.2020.
Suksese të gjithë aplikantëve!