Në zbatim të urdhrit  nr 300 dt 19.06.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për  disa ndryshime të urdhrit nr. 31, datë 28.01.2023 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve arsimore në Republikën e Shqipërisë” , urdhrin nr. 589, datë 16.10.2023 “Për miratimin e rregullores për përdorimin e Sistemit të  Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar”, ligjit nr.44, datë 15.06.2023  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, urdhërit nr 137 dt.08.07.2024 “Për përcaktimin e afateve të regjistrimeve të nxënësve”  , njoftojmë hapjen e aplikimeve për regjistrim në shkollë për vitin shkollor 2024-2025, si më poshtë:

Urdhër “Për përcaktimin e afateve të regjistrimeve të nxënësve”

Aplikimi për regjistrim në klasën e parë dhe klasën e dhjetë  në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar mund të bëhet duke filluar nga data  08 korrik 2024 deri më datë 31 gusht 2024 ora 23:59.

Aplikimi për regjistrim në  klasën e dhjetë në gjimnaz me kohë të pjesshme  mund të bëhet duke filluar nga data  08 korrik 2024 deri më datë 8 shtator 2024 ora 23:59.

Suksese!