Më datë 30 Shtator e duke vazhduar në 1 dhe 2 tetor janë zhvilluar seancat e para të trajnimeve në kuadër të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2025 Main Study, për mësuesit e ZVAP Tiranë.
Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të një arsimi cilësor dhe sigurimit që nxënësit tanë të kenë një mundësi të barabartë për të treguar aftësitë e tyre në nivel ndërkombëtar.
Mësuesit dhe nxënësit njihen me strukturën e testeve të PISA, që përfshijnë pyetje në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës, por jo vetëm. Këto pyetje shpesh kërkojnë zgjidhje të problemeve nga jeta reale dhe të testojnë aftësitë për të aplikuar njohuritë.