Në kuadër të 10Tetorit , Ditës së Shëndetit Mendor, në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend janë zhvilluar aktivitete dhe orë mësimore edukative me qëllim ndërgjegjësues dhe mbështetës.
Përmes materialeve , punimeve e prezantimeve të ndryshme (piktura të realizuara nga nxënësit, prezantime me Power Point, fletëpalosje, broshura, etj.), nxënësit kanë përcjellë mesazhe të rëndësishme në mbrojtje të shëndetit mendor.
Sensibilizimi dhe orientimi i nxënësve drejt praktikave të shëndetshme, sigurimi i një komuniteti që kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.
• Kujdesu për mendjen tënde!
• Mos hezito të kërkosh ndihmë!
• Ndale stigmën!
• Askush nuk është imun ndaj sfidave mendore!
• Nuk je kurrë vetëm!
Bashkë gjithmonë mund t’ia dalim!