Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, vlerësojmë forcën, guximin dhe pavarësinë e personave të verbër dhe me dëmtim të shikimit. Shkopi i bardhë simbolizon lirinë e tyre për të lëvizur në një botë që shpesh mund të jetë sfiduese.
Le të punojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku secili ka mundësinë të jetojë me dinjitet dhe pavarësi, duke promovuar aksesin dhe mbështetjen që e bën këtë të mundur.
Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, është për ta parë botën nga një perspektivë ndryshe dhe për të menduar sesi mund të gjejmë mbështetje, përfshirje dhe zgjidhje inovative për njerëzit që nuk shikojnë, që çdo pengesë ta shndërrojmë në një mundësi për të ardhmen e tyre.
Me këtë qëllim nisi dhe fushata jonë #DhuroZërin, ku përgjatë një viti u mbështet nga qindra lexues, mes të cilëve edhe figura të njohura të artit, kulturës, gazetarisë dhe sportit, të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit.
Zëri mund të shkojë aty ku shikimi nuk mundet!
We Will never, Be Alone !