Tetori i njohur si muaji i letërsisë.Një kohë e dedikuar për t’i dhënë vlerë fjalës së shkruar dhe fuqisë së saj për të ndikuar në jetën tonë. Institucionet arsimore parauniversitare në vend së bashku me mësuesit e letërsisë janë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme duke inkurajuar nxënësit për librat.
Nxënësit marrin pjesë në lexime të përbashkëta, zhvillojnë konkurse recitimi, diskutime mbi veprat që kanë lexuar, prezantojnë krijimet e tyre, qofshin ato poezi, ese apo tregime të shkurtra, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e leximit dhe promovimin e kulturës së librit dhe leximit.
Të eksplorojnë histori që nuk i kanë dëgjuar më parë, dhe të zbulojnë botët e mëdha që gjenden brenda faqeve të një libri.
Leximi jo vetëm që i bën më të mençur, por i ndihmon të kuptojnë më mirë veten dhe të tjerët.
Ministria e Arsimit dhe Sportit çdo vit investon për pasurimin e bibliotekave të shkollave me tituj të rinj dhe autorë bashkëkohorë, duke pasuruar fondin e librave në çdo shkollë për të siguruar qasje më të gjerë ndaj literaturës së re dhe klasike.
Le të shfrytëzojmë këtë muaj për të ndarë histori me njëri-tjetrin, për të shkruar mendimet tona dhe për të festuar fuqinë e pafundme të letërsisë.
Hapni një libër, dhe kush e di se çfarë udhëtimi i mrekullueshëm ju pret !