Vlerësimi i plotë i institucioneve arsimore parauniversitare publike dhe private në varësi të ZVAP Fier, Vlorë,Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë mbi cilësinë e shërbimit të ofruar në fushat:
- “Drejtimi dhe menaxhimi”
- “Cilësia e mësimdhënies dhe e të nxënit”
- “Vlerësimi dhe arritjet e nxënësve “
- “Mirëqenia dhe sjellja e nxënësve “
– Këto vlerësime ndihmojnë në identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta të shkollave, duke i mundësuar stafeve pedagogjike,psikologëve, oficerëve të sigurisë , drejtuesve dhe administratorëve të shkollave private të ndërmarrin veprime të përmirësimit të vazhdueshëm.
– Vlerësimet e plota janë një mjet kyç për zhvillimin e shkollave, duke i bërë ato më të afta për të përmbushur nevojat e nxënësve dhe të komunitetit në një mjedis gjithnjë në ndryshim.