Rikthehemi në Tepelenë,  për të parë nga afër finalizimin e punimeve në shkollën “Avni Rustemi”, e rindërtuar me standardet më të mira, për të pritur nxënësit dhe mësuesit në klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tepelenës.
Po investojmë edhe në 40 objekte arsimore, për të vijuar planin e transformimit të shkollave nga veriu në jug, duke u garantuar nxënësve tanë arsimin cilësor që ata meritojnë.