Kësaj dite të rëndësishme për kombin tonë, nxënësit nga e gjithë Shqipëria i dhanë një kuptim të veçantë me panairin “Art, Zeje dhe Sport.” Nga ekspozitat, artet tradicionale dhe zejet, te performancat kulturore dhe sportive, ky aktivitet ishte një festë e trashëgimisë dhe kulturës sonë kombëtare.
Panairi i Arteve dhe Zejeve, i organizuar në kuadër të festimeve për 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, është pjesë e një sërë aktivitetesh mbarëkombëtare që nderojnë heroizmin dhe sakrificat e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky përvjetor është shpallur si Viti i Gjuhës Shqipe, me aktivitete të shumta artistiko-kulturore, përfshirë panaire, ekspozita, dhe gara krijuese, si ajo për krijimin e logos zyrtare të këtij jubileu.
Panairi synoi të promovojë artizanatin, traditat dhe kulturën shqiptare, duke përfshirë të gjitha shkollat që janë pjesë e programit JOM.
Ky përvjetor na fton të kthehemi pas, të nderojmë dëshmorët dhe të gjitha ata që dhanë jetën për atdheun!
Kjo datë përkujton përfundimin e Luftës Nacionalçlirimtare dhe çlirimin e vendit nga pushtimi fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky përvjetor ka një rëndësi të veçantë historike për shqiptarët, duke përfaqësuar sakrificat dhe heroizmin e popullit për liri dhe pavarësi.