Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok.
Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia.
Të gjithë së bashku,në çdo shkollë dhe në çdo klasë.Vijon diskutimi me prindërit mbi sensibilizimin dhe bashkëpunimin mes familjes, shkollës dhe institucioneve, për të mbrojtur dhe orientuar fëmijët drejt një përdorimi të shëndetshëm të teknologjisë.
Nisma kombëtare vlerëson rolin e prindërve dhe nxjerr në pah rëndësinë e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë për brezin e ri.
Së bashku mund t’i udhëzojmë fëmijët tanë drejt një marrëdhënieje të shëndetshme me teknologjinë!