Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Kjo nismë e MAS është mbështetur nga “Save the Children” në Shqipëri.
- Nxënësit e Liceut Artistik kanë sjellë në vëmendje veprën më të njohur të një prej mësuesve të parë të artit në Shqipëri, Andrea Kushi, portretin “Vajza me kostum” të vitit 1949, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
-Portretizim nga nxënësja Elisa Balliu
-Fotografia: nxënësja Kreshnik Gjidiaj
-Liceu Artistik “Jordan Misja”, Tiranë
- Gratë shqiptare në Gjirokastër” titullohet vepra e piktorit gjirokastrit Vehap Kokalari, që është jetësuar nga vajzat e gjimnazit “Siri Shapllo”. Kjo vepër evidenton esencën dhe forcën e grave shqiptare me veshjet tradicionale dhe shpirtin e grave në Gjirokastër, duke nderuar rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore.
-Portretizim nga nxënëset Kejsi Dajlani dhe Gentiana Gjyli
-Fotografia nga nxënësi, Enea Petro
– Gjimnazi “Siri Shapllo”, Gjirokastër
- “Shtëpia e dëshmorit Ndoc Mazi”, një vepër e arsimtarit dhe piktorit Simon Rrota, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve është jetësuar nga nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Shkodër, te shtëpia e heroit sot.
–Portretizim nga nxënësja Xheneta Zefi
– Fotografia nga nxënësi Gjon Leqejza
– Gjimnazi “28 Nëntori”, Shkodër.
- Vepra “Zgjimi” e piktores Safo Marko e vitit 1978, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, jetësohet nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë, fituese e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, organizuar në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe.
– Portretizim nga nxënësit Sabina Kapidani, Sidrit Barameta, Mejrem Mulla-Aliu, Izabel Murati, Henri Mulla-Aliu.
– Fotografia nga nxënësja Juajla Nelaj.
– Shkolla 9-vjeçare “Rilindja”, Kavajë.
- Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” kanë jetësuar një nga figurat simbol të letërsisë dhe kulturës arbëreshe emrin e të cilit mban dhe shkolla e tyre. Portreti i poetit, publicistit, folkloristit, filologut dhe mësuesit, Jeronim De Rada, është vepër e vitit 1982 e piktorit Agim Zajmi, pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
-Portretizim nga nxënësi Damian Zefi
– Fotografija nxënësja Paulina Lika
– Shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada”, Tiranë
- Nxënësit kanë portretizuar një nga figurat më të rëndësishme të historisë tonë, udhëheqësin e pavarësisë dhe themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin, një vepër e vitit 1982, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
– Portretizim nga nxënësi Arbian Lleshi
– Fotografia: Nxënësja Flana Cami
– Gjimnazi “Sami Frashëri”