Po zhvillohen teste prove për të ndihmuar nxënësit të njohin formatin dhe kërkesat e testimit ndërkombëtar PISA 2025.
Kjo nismë synon të rrisë besimin e tyre dhe të sigurojë që çdo detaj teknik apo logjistik të jetë në nivelin e duhur për sukses.
Nxënësit po ushtrojnë aftësitë e tyre në lexim, matematikë dhe shkencë, duke u përgatitur për të përfaqësuar më së miri vendin tonë.