Shkolla si hapësirë zhvillimi dhe pasioni!
Arte, Zeje dhe Sport, për një shkollë më kreative dhe gjithëpërfshirëse!
Programi ka synuar dhe synon të sjellë më shumë kreativitet, aftësi praktike dhe aktivitet fizik në shkollat tona.
Përmes këtij programi, nxënësit mësojnë duke krijuar, duke eksperimentuar dhe duke zbuluar botën në mënyra të reja. Nga arti që ushqen shpirtin, tek zejet që zhvillojnë aftësitë praktike, e deri te sporti që forcon trupin dhe mendjen.
Le të punojmë së bashku, për të krijuar një mjedis shkollor më të pasur dhe më frymëzues pasi nuk është thjesht një risi, por një domosdoshmëri për një edukim të plotë dhe gjithëpërfshirës.