Me lexuesit e vegjël të shkollës “Rilindja” në Kavajë, fituese e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, nisim fushatën “Libri, miku im”!
Kjo nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit, duke i ftuar nxënësit të zbulojnë kënaqësinë e leximit si një udhëtim që zgjat gjatë gjithë jetës.
Duke filluar nga bibliotekat shkollore , të cilat po transformohen në mjedise tërheqëse dhe edukative synojmë të zhvillojmë një kulturë leximi, që libri të bëhet pjesë e përditshmërisë së çdo fëmije.