Suksese nxënësve pjesëmarrës në Edicionin e 3-të të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, që sapo kanë nisur përballjet në rang qarku në disiplinat volejboll dhe basketboll !
Ky program, i iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik Shqiptar, ka ardhur në rritje nga viti në vit, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe konkurrues për nxënësit që duan të zhvillojnë talentin e tyre sportiv. Aktivitetet e tij synojnë të promovojnë shëndetin fizik, frymën e garës dhe bashkëpunimin në ekip, duke nxitur te të rinjtë vlerat e fair-play-t dhe disiplinës sportive.
Në këtë edicion, garat mes ekipeve të shkollave pritet të jenë edhe më emocionuese, ndërsa të rinjtë do të kenë mundësinë të sfidojnë njëri-tjetrin, të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të përjetojnë emocionet e një kompeticioni të vërtetë. Përmes këtij programi, gjithnjë e më shumë fëmijë po bëhen pjesë e Lëvizjes Sportive, duke kuptuar rëndësinë e një jete aktive dhe të shëndetshme.
Le të fitojë më i miri, por mbi të gjitha, të gjithë të gëzojnë magjinë e sportit!