Në kuadër të forcimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet arsimore, gjatë periudhës 3–5 shkurt u zhvillua procesi i intervistës së strukturuar të kandidatëve të kualifikuar për pozicionin e oficerit të sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare publike pranë Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar. Ky proces përbën një hallkë thelbësore në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm sigurie në shkolla.