Me synim cilësinë dhe rritjen profesionale të sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet meritokracisë dhe në zbatim të Urdhrit Nr.839, datë 25.11.2019 për Drejtues të Zyrave Vendore Arsimore Paraunivesitare (ZVAP) në mjediset e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë u zhvillua faza përfundimtare e përzgjedhjes së Drejtuesve të ZVAP-eve.
Duke ju uruar suksese të gjithë drejtuesve të përzgjedhur, falenderojmë në mënyrë të veçantë të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë garë të drejtë, transparente dhe gjithëpërfshirëse.