SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE SI DREJTOR NË ZYRAT ARSIMORE VENDORE

Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

DREJTOR  I  ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:

  1. Zyra Vendore Arsimore Devoll.
  2. Zyra Vendore Arsimore Skrapar -Poliçan.
  3. Zyra Vendore Arsimore Vorë.
  4. Zyra Vendore Arsimore Durrës
  5. Zyra Vendore Arsimore Kurbin.
  6. Zyra Vendore Arsimore Peqin.
  7. Zyra Vendore Arsimore Dibër.
  8. Zyra Vendore Arsimore Divjakë.
  9. Zyra Vendore Arsimore Has.
  10. Zyra Vendore Arsimore Malësi e Madhe.
  11. Zyra Vendore Arsimore Patos.
  12. Zyra Vendore Arsimore Rrogozhinë.
  13. Zyra Vendore Arsimore Kolonjë.
  14. Zyra Vendore Arsimore Përrenjas.
  15. Zyra Vendore Arsimore Lezhë.
  16. Zyra Vendore Arsimore Belësh
  17. Zyra Vendore Arsimore Shijak
  18. Zyra Vendore Arsimore Kavajë
  19. Zyra Vendore Arsimore Pogradec
  20. Zyra Vendore Arsimore Tropojë
  21. Zyra Vendore Arsimore Korçë

 

Kërkesat e përgjithshme që duhen plotësuar  për punësim në pozicionet e mësipërme janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  1. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  1. Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
  2. Të mos jetë dënuar për vepra penale dhe të mos ketë proces penal të hapur në prokurori apo gjykatë;
  1. Të mos jetë marrë më parë masë e largimit nga punët e mëparshme dhe të mos ketë masa të tjera administrative apo vërejtje në fuqi;
  2. Nuk duhet të jetë anëtar në forumet drejtuese të partive politike.

 

 

Kërkesat e veçanta që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:

  1. Kandidati duhet të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  2. Të jetë pajisur me diplomën master shkencor,;
  3. Eksperiencë mbi 5 vjet punë si mësues apo drejtues në institucione arsimore publike;
  4. Preferohet të ketë kategori kualifikimi si mësues apo drejtues;
  5. Njohuri bazë në kompjuter;
  6. Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën avantazh (dëshmi,çertifikata);
  7. Aftësi drejtuese dhe komunikuese dhe punës në grup.

 

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Përshkrimi i edukimit dhe karrierës profesionale (Curriculum Vitae, e detyrueshme)
  2. Kërkesë për punësim; (e detyrueshme)
  3. Diplomë master shkencor, (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit; (e detyrueshme).
  4. Listë notash e noterizuar për nivelin bachelor dhe master; (e detyrueshme)
  5. Certifikatë që vërteton shkallën e kualifikimit;
  6. Certifikatë për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;
  7. Librezë pune; (e detyrueshme)
  8. Fotokopje e kartës së identitetit; (e detyrueshme)
  9. Vetdeklarim i gjendjes gjyqësore; (e detyrueshme)
  10. Vërtetim nga gjykata; (e detyrueshme)
  11. Vërtetim nga prokuroria; (e detyrueshme)
  12. Nëse është i punësuar, vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi ose vetdeklarim në rastin kur nuk është i punësuar; (e detyrueshme)
  13. Raport mjekësor për aftësi në punë; (e detyrueshme)

Të  interesuarit  duhet  të  aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/1K9J_PtMK2zFKTapPTFuJCOmIJ_BU8GBKeQVFBIo3PSs/edit?usp=sharing

duke ngarkuar të scanuar nga origjinali të gjithë dokumentacionin e kërkuar më sipër, brenda datës 10.02.2020.

Një kopje e njehsuar me origjinalin e  dokumentacionit të ngarkuar online, duhet  të  paraqitet,  pranë  Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës  10.02.2020  në zarf të mbyllur, në adresën ( Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Të gjitha dokumentat që janë të detyrueshëm, nëse nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar më sipër  ju skualifikojnë automatikisht për fazat e tjera të konkurimit.

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN/ET SI MË SIPËR ËSHTË:

  1. kontrollon dhe garanton përmbushjen e misionit dhe objektivave të drejtorisë dhe të detyrimeve që ka ZVAP-ja.
  2. përfaqëson ZVAP-në në marrëdhëniet me të tretët, si dhe autorizon personat që mund të përfaqësojnë zyrën në mungesë të tij.
  3. drejton dhe kontrollon veprimtarinë e zyrës, nëpërmjet akteve të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga punonjësit e zyrës.
  4. përgjigjet përpara Drejtorit të Përgjithshëm për zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve në fushën e arsimit parauniversitar, si dhe raporton përpara Drejtorit Rajonal për sigurimin e mbarëvajtjes së administrimit financiar, burimeve njerëzore, veprimtarisë arkivore dhe dokumentare dhe aktiveve të zyrës në përputhje me ligjet, aktet nënligjore dhe rregullatore në fuqi.
  5. merr në shqyrtim dhe adreson rekomandimet apo sugjerimet e brendshme apo të jashtme me qëllim përmirësimin e praktikave apo proçedurave të zbatuara nga punonjësit e Zyrës.
  6. informon në mënyrë periodike, Drejtorin e DRAP, për problemet e ndryshme në lidhje me planet e punës apo arritjen e objektivave.
  7. kryen delegimin e detyrave mbi çështjet që i drejtohen për trajtim dhe zgjidhje ZVAP-së.

 

 

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT

Pas datës 15/02/2020, Njësia e Burimeve Njerëzore në  DPAP do të shpallë në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim si dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e skualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë e ankimimit pranë Njësisë se Burimeve Njerëzore të DPAP-së. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së kandidatëve fitues në fazën e parë.

FUSHAT E NJOHURIVE,  AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Ligji Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;

Njohuritë mbi Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

Strategjia Kombëtare e zhvillimit te arsimit parauniversitar 2014-2020;

Ligji Nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

Ligji Nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”:

Ligji Nr.8503 datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”;

Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;

RREGULLORE PËR FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PARAUNIVERSITARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Akte ligjore dhe nënligjore  të MASR-së në fushën e arsimit parauniversitar dhe funksionimit të DPAP-së;

Testimi rreth njohurive në kompjuter dhe programet bazë me të.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Totali i pikëve për vlerësimin e kandidatëve  është 100 pikë i detajuar si më poshtë:

  1. Vlerësimin me shkrim, 60 pikë:
  2. Vlerësimi maksimal për intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, 25 pikë
  3. Vlerësimi makimal për jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, 15 pikë

Për të kaluar në fazën e intervistës kandidati duhet të marrë 50% të pikëve në testimin me shkrim.

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar do të shpallë fituesin në faqen e saj zyrtare. (www.arsimiparauniversitar.gov.al ) Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, do të marrin informacion në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, për fazat e mëtejshme të procedurës së rekrutimit,

1)  për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

2)  datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohen fazat e tjera të konkurimit;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar duke filluar nga data 15/02/2020.

 

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

Selman HODAJ