Shërbimi elektronik “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale” u vjen në ndihmë kandidatëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në një nga institucionet arsimore të arsimit parauniversitar.
*Kanë të drejtë të regjistrohen për të zhvilluar praktikën profesionale të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet dhe zotërojnë një diplomë konform përcaktimeve të nenit 57 të Ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe Ligjit nr.10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
* Aplikimet për zhvillimin e praktikave profesionale për periudhën e tretë do të jenë aktive nga data 03.03.2025 deri më datë 14.03.2025, ora 23:59.
Kandidatët regjistrohen në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar që i përket vendbanimit të tyre.
Kandidati bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.
-Hapat e procedurës:
1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
2.Zgjidhni shërbimin “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)”;
3. Klikoni butonin “Përdor”;
4.Aplikanti plotëson të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar;
5.Klikoni butonin “Dërgo”;
6. Personi përgjegjës ne ZVAP bën shqyrtimin e aplikimit;
7.Aplikanti njoftohet me e-mail, në kohën që shërbimi ka përfunduar.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit 10 ditë.
Suksese!