TOKA është shtëpia jonë e përbashkët dhe e ardhmja e brezave . Edukimi për mjedisin është çelësi për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Le të angazhohemi të gjithë, nxënës, mësues dhe prindër për:
– Më shumë ndërgjegjësim për energjinë e rinovueshme;
– Përdorim më të madh të mjeteve ekologjike dhe alternativave të pastra të transportit ;
– Krijimin dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbra në oborret e shkollave tona dhe komunitet;
– Veprime konkrete për reduktimin e mbetjeve dhe riciklimin e tyre .
TOKA është pasqyra e kujdesit tonë kolektiv. Mësojmë sot, për të jetuar më mirë nesër.
Në Ditën Botërore të Tokës, në kopshtin plot gjelbërim të gjimnazit “Luan Hajdaraga”, ku nxënësit e talentuar i janë përkushtuar me shumë pasion programit “Toka në shkolla”. Me mbështetjen e mësuesve dhe nën drejtimin e një nxënësi pasionant për natyrën siç është Arti, Klubi i Mjedisit po bën një punë shembullore, duke krijuar një lidhje më të ngushtë me natyrën, duke mësuar për mbjelljen e bimëve, kujdesin ndaj tyre dhe duke kuptuar të gjithë ciklin nga toka, deri në tryezë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit po mbështet zgjerimin e këtij programi, duke siguruar bazën materiale të nevojshme, nga veglat e punës, plehu organik dhe plehrat kimike, deri te fidanët.