Edicioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës u hap me një sukses të jashtëzakonshëm!
Stenda e Shkollës “Koreografike” tërhoqi vëmendjen e vizitorëve me një ekspozitë të mrekullueshme të kostumeve tradicionale shqiptare, veshjeve elegante të baletit klasik dhe kostumeve të pasura të zhanreve të ndryshme të kërcimit.
Dita vijoi me takime interesante dhe u mbyll me një festë speciale ku nuk munguan performancat artistike. Panairi do të vazhdojë deri më 9 nëntor, duke sjellë çdo ditë aktivitete të ndryshme dhe mundësi të shkëlqyera për lidhje dhe frymëzim!