NJOFTIM  PUBLIK

Në kuadër të mbështetjes për mësuesit, ju bëjmë me dije se, bazuar në Ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, Vendimin nr. 468, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” dhe në Vendimin nr. 400, datë 19.6.2024 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”,  për vitin 2024 janë miratuar 30 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar, për blerjen e banesës për kategorinë prioritare mësues në institucionet arsimore parauniversitare publike.

Ftohen të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik, me kontratë pune me afat të pacaktuar (definitivë), të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, deri më 14 gusht 2024, në linkun si më poshtë:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809

Përfituesit përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në Vendimin nr. 469, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”, brenda 10 ditë pune nga afati i mbylljes së aplikimeve.

Për më shumë informacion, klikoni linkun e mëposhtëm:

NJOFTIM per kredine e mesuesve