Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Vendimit nr. 600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucione të arsimit parauniversitar dhe të kritereve për oficerët e sigurisë”, të ndryshuar; Marrëveshjes së Bashkëpunimit nr. 6068, datë 01.06.2018, ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për oficerët e sigurisë në shkollat publike”; Urdhrit  të MAS nr.280, datë 26.06.2025 “Për përcaktimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar për zbatimin e marrëveshjes  së bashkëpunimit ndërmje Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për Oficerin e sigurië në shkollat publike”; Urdhërit të  AKAP nr.138, datë 30.06.2025- “Për ngritjen e komisionit të vlerësimit paraprak të dosjeve të kandidatëve për oficer sigurie në institucionet e arsimit parauniversitar publik”.

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar shpall listën përfundimtare mbi vlerësimin e dosjeve të kandidatëve të kualifikuar për pozicionin e oficerit të sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare publike, si më poshtë vijon:

FITUES Oficerë Sigurie 2025 – Lista përfundimtare

Intervista e strukturuar  do të zhvillohet në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar; Adresa:  Rruga “Aleksandër Moisiu”, (Përballë IKV), Tiranë ,  nga data 14.07.2025 deri më  22.07.2025  sipas grafikut të mësipërm duke filluar nga ora 10:00.