Krenohemi me nxënësit tanë!
Maratona e Tiranës 2024.
Super energji nga të rinjtë e shkollave të Tiranës në garën “Fun Run”.
Në Maratonën FunRun, ku nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës iu bashkuan këtij aktiviteti plot energji dhe sportivitet, duke treguar se sa e rëndësishme është lëvizja sportive për nxënësit dhe të rinjtë tanë.
*Gocat kampione
1. Elizabeta Marku, “Qemal Stafa”
2. Antonita Çuni, “Siri Kodra”
3. Darsia Vathi, “Fan Noli”
*Çunat kampionë
1. Leonel Mesi, “Partizani”
2. Arbi Toti, “Ismail Qemali”
3. Marjol Hoxhaj, “Lidhja e Prizrenit”
KAMPIONË  janë të gjithë nxënësit e shkollave tona, që vrapuan sot në garën “Fun Run” në bulevardin kryesor të qytetit , që i paraprin Maratonës së Tiranës, e cila organizohet nesër nga Bashkia Tiranë.
Bravo për shpirtin e garës, përgatitjen dhe mbi të gjitha për aktivizimin për një jetë të shëndetshme!