Në kuadër të muajit të nëntorit, muajit të krenarisë dhe përkujtimit të pavarësisë  dhe çlirimit të atdheut kanë nisur aktivitetet e festave kuq e zi.
Me flamuj në duar dhe simbole kombëtare që përfaqësojnë identitetin tonë, shkollat në mbarë vendin kanë filluar të krijojnë një mjedis të mbushur me shpirtin e kombit, ngjyrat tona dhe emocionin e traditës.
  • Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë.
Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, ju sjellim poezinë e njohur “Kashelashë për atdheun” të autorit Azem Shkreli interpretuar nga ish nxënësit e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi”  ZVAPTiranë.
Një poezi që ka forcën unike për të na ngritur dhe zgjuar emocionalisht, duke prekur thellë shpirtin e çdo shqiptari.
Për Shkrelin, atdheu është vetë shpirti, ai që lind me njeriun dhe që s’vdes kurrë. Këtë mesazh kanë dashur të sjellin dhe petroninsat tanë të talentuar përmes kësaj videoje!
Nuk ka magji që mund ta fisnikërojë më shumë shpirtin e njeriut se këto vargje…