Njësia Përgjegjëse për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Në mbështetje të nenit 10, të Ligjit 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, VKM nr. 816, datë 16.11.2016 “Për Strukturën, Kriteret e Përzgjedhjes dhe Marrëdhëniet e Punës së Punonjësve të Njësisë Përgjegjëse në Autoritetet Publike”, Urdhrit nr.1222, datë 12.07.2017  “Për Miratimin e Formularëve dhe Regjistrave te Sinjalizimit dhe Mbrojtjes se Sinjalizuesve”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) është krijuar njësia përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Kjo njësi ndjek në vazhdimësi sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni si dhe mbrojtjen e sinjalizuesve nga hakmarrja në veprimtarinë e saj dhe mban kontakte të vazhdueshme me ILDKPKI-në.

Çdo person, i cili vihet në dijeni për veprime ose praktika të dyshuara të korrupsionit, gjatë punës ose në lidhje me veprimtarinë e tij të punës pranë organizatës, ka të drejtë të sinjalizojë këtë fakt te njësia përgjegjëse.

Sinjalizimi bëhet me çdo mjet komunikimi, në formë të shkruar ose deklarohet verbalisht para ILDKPKI-së ose njësisë përgjegjëse dhe dokumentohet me shkrim prej tyre.

Sinjalizimi përmban të paktën:

  1. të dhënat e identitetit të sinjalizuesit;
  2. të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit;
  3. përshkrimin e fakteve e të rrethanave të njohura nga sinjalizuesi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, shoqëruar me provat përkatëse, për aq sa është e mundur;
  4. referimin përkatës në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, të veprës ose praktikës së dyshuar të korrupsionit;
  5. në rastin e sinjalizimit të jashtëm, shkaqet ligjore dhe rrethanat e faktit, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, për përdorimin e mekanizmit të sinjalizimit të jashtëm.

Sinjalizuesi mund të zgjedhë të mbetet anonim dhe sinjalizimi pranohet, nëse në të janë shprehur qartë dhe janë arsyetuar shkaqet e anonimatit dhe të dhënat e sinjalizuara sigurojnë një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.

Sinjalizuesit i ofrohet mbrojtja për sinjalizimin e kryer në kushtet e mirëbesimit, të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni, sipas kritereve të parashikuara në ligjin 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.

Sinjalizuesi” gëzon të drejtën e:

  1. konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, që përfshin, gjithashtu, mundësinë e sinjalizimit anonim të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni,
  2. ruajtjen e konfidencialitetit të burimit të informacionit të sinjalizuesit;
  3. mbrojtjes kundër hakmarrjes.

 E-mail: Fiqiri.Cifliku@arsimi.gov.al
Laureta.Bekteshi@arsimi.gov.al
Artjom.Azemi@arsimi.gov.al

RREGULLORE E NJËSISË PËRGJEGJËSE PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE PËR HETIMIN ADMINISTRATIV DHE RUAJTJEN E KONFIENCIALITETIT, NË DPAP

RREGULLORE PËR HETIMIN ADMINISTRATIV TË KËRKESËS SË SINJALIZUESIT PËR MBROJTJEN NGA HAKMARRJA, NË DPAP

LIGJ Nr. 60/2016 PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE, I ndryshuar me ligjin nr. 150/2020,datë 17.12.2020

VENDIM Nr. 816, datë 16.11.2016 PËR STRUKTURËN, KRITERET E PËRZGJEDHJES DHE MARRËDHËNIET E PUNËS SË PUNONJËSVE TË NJËSISË PËRGJEGJËSE NË AUTORITETET PUBLIKE, NË ZBATIM TË LIGJIT NR. 60/2016, “PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE”

URDHËR Nr.1222, datë 11.07.2017 PËR MIRATIMIN E FORMULARËVE DHE REGJISTRAVE TË SINJALIZIMIT DHE MBROJTJES SË SINJALIZUESVE