Në zbatim të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vendimit nr. 99, datë 27.2.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar”, të ndryshuar, të urdhrit nr. 144, datë 01.08.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare dhe drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar”, të urdhrit nr. 454, datë 13.9.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për miratimin e rregullores për rregullat dhe procedurat e konkurrimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DPAP-së në të gjitha nivelet e organizimit të saj”, të ndryshuar, të urdhrit nr. 571, datë 18.11.2024 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar”, Urdhrit nr. 52, datë 26.03.2026, “Për shpalljen e konkurrimit për pozicionet specialist Jurist në Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar Mallakastër, Pogradec, Librazhd, Kukës”, në përfundim të verifikimit paraprak të dosjeve të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njoftojmë se për pozicionet specialist Jurist në Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar Mallakastër, Pogradec, Librazhd, Kukës, kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të posaçme janë:
1.Për Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Pogradec
– Znj. Inesa Grazhdani
2.Për Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Librazhd
– Z. Xhersi Abazi
3.Për Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Kukës
– Z. Mehmet Sefaj
4.Për Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Mallakastër
– Nuk ka kandidatë të kualifikuar.
Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar shpallet pas përfundimit të afateve të ankimimit të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.