Në zbatim të urdhrit nr. 31, datë 28.01.2023 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve arsimore në Republikën e Shqipërisë” si dhe në shkresën e MAS nr. 4151 prot., datë 30.06.2023 me lëndë: “Për regjistrimet në arsimin parauniversitar”, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.44, datë 15.06.2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar: Në klasën e parë të arsimit fillor do të kenë të drejtë të rregjistrohen të gjithë nxënësit që moshën 6 vjeç deri në 31 dhjetor.

Gjithashtu,në kuadër të shtrirjes së shërbimeve digjitale në arsim dhe funksionimit të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar,për vitin shkollor 2023-2024: Rregjistrimi në klasën e parë të arsimit fillor dhe në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë do të vazhdojë deri më 20 korrik 2023.