Njoftim për shpalljen e konkurrimit për pozicionet specialist jurist në Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar Mallakastër, Pogradec, Librazhd, Kukës

Bazuar në urdhrin nr.52, datë 26.03.2026 të drejtorit të përgjithshëm të AKAP “Për shpalljen e konkurrimit për pozicionet specialist jurist në Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar Mallakastër, Pogradec, Librazhd, Kukës”, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurrimit për pozicionet:
  • Specialist Jurist në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Mallakastër;
  • Specialist Jurist në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Pogradec;
  • Specialist Jurist në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Librazhd;
  • Specialist Jurist në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Kukës.