Në festën e librit shqip në çelje të Panairit të 27-të të Librit “Tirana 2024”, ku autorë, botues, fëmijë dhe të rinj, nxënës dhe studentë i bashkon dashuria për librin dhe leximin.
Ky panair është preludi i Kuvendit të Gjuhës Shqipe, që Ministria e Arsimit dhe Sportit do të zhvillojë më 21-22 nëntor, ku akademikë, mësues dhe përfaqësues nga diaspora do të kuvendojnë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.