Në zbatim të Ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore përkatëse, informojmë të gjithë kandidatët e interesuar se provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohet gjatë muajit maj 2025 pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
- Procedura për regjistrimin dhe pranimin në provim:
1. Kandidati aplikon online përmes portalit qeveritar e-Albania në seksionin “Aplikim për provim shteti”.
3. Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) verifikon dhe pranon aplikimet e konfirmuara nga ZVAP.
4. AKAP monitoron të gjithë procesin e regjistrimit.
- Afatet kryesore të procesit:
7-14 prill 2025 – Aplikimi online për regjistrimin në provimin e shtetit;
7-22 prill 2025 – Shqyrtimi i aplikimeve nga DRAP/ZVAP;
22-30 prill 2025 – Shqyrtimi i aplikimeve nga QSHA;
30 prill -02 maj 2025 – Publikimi i kalendarit të sezonit për testimin e informatizuar;
Maj 2025 – Fillimi i sezonit sipas kalendarit të miratuar nga QSHA