Në kuader të zbatimit të programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe përfundimit të gjashtë cikleve të trajnimit për drejtuesit dhe mësuesit në të gjitha shkollat fillore në Shqipëri, British Council fton nxënësit nga të gjitha shkollat 9-vjeçare në Shqipëri, të shoqëruar nga një mësues, të aplikojnë për Sfidën Kombetare Finale të Kodimit me pajisjet micro:bit.

Sfida e Kodimit është e hapur nga data 11 Prill dhe do të mbyllet në datën 25 Prill 2022.

Më shumë detaje dhe informacione në lidhje me procedurën e konkursit mund ti gjeni në portalin online në linkun: Sfida nacionale e kodimit | British Council