Shkolla e re “Myredin Bashalli” është transformuar plotësisht, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Pogradec.
Me këtë investim, fëmijët e Linit, dhe mësuesit kanë kushte më të mira për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies, ndërsa për banorët e zonës ajo është kthyer në një pikë referimi ku mund të zhvillojnë aktivitete kulturore, artistike dhe sportive, duke e bërë këtë institucion arsimor një qendër komunitare.