Me koduesit e vegjël të shkollës “Klodian Tanushi” në Qesarakë në një orë të bukur mësimi në SmartLab-in e ri të shkollës, një prej 50 laboratorëve të pajisur me teknologjinë më të fundit në shkollat e Tiranës.
Kemi më shumë se 300 shkolla në gjithë vendin të pajisura me laboratorë inteligjentë dhe me objektivin për të shtuar +654 të tjera brenda dy viteve po krijojmë kushte moderne për nxënësit  dhe mësuesit  për kurrikulën e re të TIK, ku këtë vit janë përfshirë rreth 35 mijë nxënës të klasave të I, II dhe të III.