SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE SI DREJTOR NË ZYRAT ARSIMORE VENDORE
Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:
DREJTOR I ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:
- Zyra Vendore Arsimore Devoll.
- Zyra Vendore Arsimore Skrapar -Poliçan.
- Zyra Vendore Arsimore Vorë.
- Zyra Vendore Arsimore Durrës
- Zyra Vendore Arsimore Kurbin.
- Zyra Vendore Arsimore Peqin.
- Zyra Vendore Arsimore Dibër.
- Zyra Vendore Arsimore Divjakë.
- Zyra Vendore Arsimore Has.
- Zyra Vendore Arsimore Malësi e Madhe.
- Zyra Vendore Arsimore Patos.
- Zyra Vendore Arsimore Rrogozhinë.
- Zyra Vendore Arsimore Kolonjë.
- Zyra Vendore Arsimore Përrenjas.
- Zyra Vendore Arsimore Lezhë.
- Zyra Vendore Arsimore Belësh
- Zyra Vendore Arsimore Shijak
- Zyra Vendore Arsimore Kavajë
- Zyra Vendore Arsimore Pogradec
- Zyra Vendore Arsimore Tropojë
- Zyra Vendore Arsimore Korçë
Kërkesat e përgjithshme që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
- Të mos jetë dënuar për vepra penale dhe të mos ketë proces penal të hapur në prokurori apo gjykatë;
- Të mos jetë marrë më parë masë e largimit nga punët e mëparshme dhe të mos ketë masa të tjera administrative apo vërejtje në fuqi;
- Nuk duhet të jetë anëtar në forumet drejtuese të partive politike.
Kërkesat e veçanta që duhen plotësuar për punësim në pozicionet e mësipërme janë:
- Kandidati duhet të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të jetë pajisur me diplomën master shkencor,;
- Eksperiencë mbi 5 vjet punë si mësues apo drejtues në institucione arsimore publike;
- Preferohet të ketë kategori kualifikimi si mësues apo drejtues;
- Njohuri bazë në kompjuter;
- Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën avantazh (dëshmi,çertifikata);
- Aftësi drejtuese dhe komunikuese dhe punës në grup.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Përshkrimi i edukimit dhe karrierës profesionale (Curriculum Vitae, e detyrueshme)
- Kërkesë për punësim; (e detyrueshme)
- Diplomë master shkencor, (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit; (e detyrueshme).
- Listë notash e noterizuar për nivelin bachelor dhe master; (e detyrueshme)
- Certifikatë që vërteton shkallën e kualifikimit;
- Certifikatë për gjuhët e huaja apo kualifikime të ndryshme;
- Librezë pune; (e detyrueshme)
- Fotokopje e kartës së identitetit; (e detyrueshme)
- Vetdeklarim i gjendjes gjyqësore; (e detyrueshme)
- Vërtetim nga gjykata; (e detyrueshme)
- Vërtetim nga prokuroria; (e detyrueshme)
- Nëse është i punësuar, vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi ose vetdeklarim në rastin kur nuk është i punësuar; (e detyrueshme)
- Raport mjekësor për aftësi në punë; (e detyrueshme)
Të interesuarit duhet të aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm:
https://docs.google.com/forms/d/1K9J_PtMK2zFKTapPTFuJCOmIJ_BU8GBKeQVFBIo3PSs/edit?usp=sharing
duke ngarkuar të scanuar nga origjinali të gjithë dokumentacionin e kërkuar më sipër, brenda datës 10.02.2020.
Një kopje e njehsuar me origjinalin e dokumentacionit të ngarkuar online, duhet të paraqitet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës 10.02.2020 në zarf të mbyllur, në adresën ( Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.
Të gjitha dokumentat që janë të detyrueshëm, nëse nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar më sipër ju skualifikojnë automatikisht për fazat e tjera të konkurimit.
PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN/ET SI MË SIPËR ËSHTË:
- kontrollon dhe garanton përmbushjen e misionit dhe objektivave të drejtorisë dhe të detyrimeve që ka ZVAP-ja.
- përfaqëson ZVAP-në në marrëdhëniet me të tretët, si dhe autorizon personat që mund të përfaqësojnë zyrën në mungesë të tij.
- drejton dhe kontrollon veprimtarinë e zyrës, nëpërmjet akteve të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga punonjësit e zyrës.
- përgjigjet përpara Drejtorit të Përgjithshëm për zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve në fushën e arsimit parauniversitar, si dhe raporton përpara Drejtorit Rajonal për sigurimin e mbarëvajtjes së administrimit financiar, burimeve njerëzore, veprimtarisë arkivore dhe dokumentare dhe aktiveve të zyrës në përputhje me ligjet, aktet nënligjore dhe rregullatore në fuqi.
- merr në shqyrtim dhe adreson rekomandimet apo sugjerimet e brendshme apo të jashtme me qëllim përmirësimin e praktikave apo proçedurave të zbatuara nga punonjësit e Zyrës.
- informon në mënyrë periodike, Drejtorin e DRAP, për problemet e ndryshme në lidhje me planet e punës apo arritjen e objektivave.
- kryen delegimin e detyrave mbi çështjet që i drejtohen për trajtim dhe zgjidhje ZVAP-së.
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT
Pas datës 15/02/2020, Njësia e Burimeve Njerëzore në DPAP do të shpallë në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim si dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e skualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë e ankimimit pranë Njësisë se Burimeve Njerëzore të DPAP-së. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së kandidatëve fitues në fazën e parë.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Ligji Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
Njohuritë mbi Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
Strategjia Kombëtare e zhvillimit te arsimit parauniversitar 2014-2020;
Ligji Nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
Ligji Nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”:
Ligji Nr.8503 datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”;
Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
RREGULLORE PËR FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PARAUNIVERSITARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Akte ligjore dhe nënligjore të MASR-së në fushën e arsimit parauniversitar dhe funksionimit të DPAP-së;
Testimi rreth njohurive në kompjuter dhe programet bazë me të.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Totali i pikëve për vlerësimin e kandidatëve është 100 pikë i detajuar si më poshtë:
- Vlerësimin me shkrim, 60 pikë:
- Vlerësimi maksimal për intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, 25 pikë
- Vlerësimi makimal për jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, 15 pikë
Për të kaluar në fazën e intervistës kandidati duhet të marrë 50% të pikëve në testimin me shkrim.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar do të shpallë fituesin në faqen e saj zyrtare. (www.arsimiparauniversitar.gov.al ) Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, do të marrin informacion në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, për fazat e mëtejshme të procedurës së rekrutimit,
1) për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
2) datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohen fazat e tjera të konkurimit;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar duke filluar nga data 15/02/2020.
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
Selman HODAJ