Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-Vjetorit të Çlirimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP), organizuan simpoziumin me tematikë: “Ngjarje nga Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare në kurrikulën dhe në tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.”
Ky simpozium kishte si qëllim theksimin e rëndësisë historike të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe diskutimin mbi mënyrat se si ngjarjet dhe aspektet e kësaj periudhe janë trajtuar dhe duhet të përfshihen në kurrikulat dhe tekstet shkollore të arsimit parauniversitar, për të ruajtur dhe për të përcjellë këtë trashëgimi te brezat e rinj.