Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:
DREJTOR I ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:
- Zyra Vendore Arsimore Mirditë.
- Zyra Vendore Arsimore Lezhë.
- Zyra Vendore Arsimore Urë-Vajgurore.
- Zyra Vendore Arsimore Gramsh.
- Zyra Vendore Arsimore Përrenjas.
- Zyra Vendore Arsimore Devoll.
- Zyra Vendore Arsimore Skrapar-Polican.
- Zyra Vendore Arsimore Berat.
- Zyra Vendore Arsimore Roskovec.
- Zyra Vendore Arsimore Delvinë-Finiq.
- Zyra Vendore Arsimore Gjirokastër-Libohovë-Dropull.
- Zyra Vendore Arsimore Përmet-Këlcyrë.
- Zyra Vendore Arsimore Fier.
- Zyra Vendore Arsimore Mat.
- Zyra Vendore Arsimore Klos.
- Zyra Vendore Arsimore Vorë
- Zyra Vendore Arsimore Tiranë
- Zyra Vendore Arsimore Krujë
Të interesuarit duhet të aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm:
https://docs.google.com/forms/d/1bOBOrXl4i7_vnwsLrt2SIStdTpdw03Xl8T6zXvdnCNk/edit#responses
duke ngarkuar të skanuar nga origjinali të gjithë dokumentacionin e kërkuar më sipër, brenda datës 05.12.2019.
Një kopje e njehsuar me origjinalin e dokumentacionit të ngarkuar online, duhet të paraqitet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës 15.12.2019 në zarf të mbyllur, në adresën (Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit i gjeni në linkun: SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE