Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i kanë dhënë jetë disa prej veprave të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë personalitete dhe ngjarje të rëndësishme traditës kulturore dhe historisë sonë, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Ja disa prej realizimeve të tyre:

  1. Mozaiku “Shqipëria” në Muzeun Historik Kombëtar, i realizuar në vitin 1981 nga puna e përbashkët e disa piktorëve të njohur shqiptarë shfaq disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit dhe nxënësit tanë të talentuar kanë bërë një punë shumë komplekse për ta risjellë në çdo detaj këtë vepër.
  • Realizuan nxënësit: Ervis Kola, Anxhela Palushi, Gentian Islamaj, Sibora Gjikopulli, Flavjo Grrica, Xheinaldo Balla, Zenel Hajdaraj, Kjara Kollcaku, Sildi Hajdaraj, Bruno Lilaj, Renito Ibra, Ina Hasimja, Arjon Pulleja.
  • Fotografia: Ledja Dushku.
  •  Gjimnazi “Ismail Qemali”, Tiranë.

2.  Portretizim i veprës “Lexuesja” e piktorit Sadik Kaceli, e realizuar në vitin 1947, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, përcjell rëndësinë e leximit dhe të dijes në ndërtimin e një kombi.

  •  Portretizim nga Viola Beqaraj
  •  Fotografia: Emi Nebiu
  •  Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

3. Nxënësit e Shkollës së Baletit kanë risjellë të njëjtën skenë të veprës “Fëmijët këndojnë” të piktorit Muhamet Deliu e vitit 1975-‘76, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

  • Realizuan nxënësit: Eriselda Sejdi, Isabela Topulli, Alteo Harizi, Ergi Imeraj, Anja Kosova, Ergys Çaushllari, Eden Rabeli, Etna Hoxha, Aron Memia.
  •  Shkolla e Baletit, Tiranë

4. “Kuvendi i Lezhës”, një nga veprat më të njohura të piktorit Zef Shoshi, që paraqet një moment të rëndësishëm të historisë sonë është sjellë në kohët e sotme nga nxënësit e shkollës “Besëlidhja”.

  •  Realizuan nxënësit: Dario Zefi, Donald Lleshi, Eraldo Deda, Erbi Sallaku, Erlis Kuçana, Olsi Margjokaj, Inri Pjetrushi, Aldiero Nikolli, Geraldo Tahiri, Roel Baçova, Roan Dhori, Enriko Pepa, Aron Hoti, Patrik Zefi, Roel Dodaj, Brian Pasha, Xhoel Bllahova, Andi Gjeçaj, Dejvis Perkola, Kejvis Shtjefni.
  • Fotografia: Erena Zefi.
  • Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë.

5. Vepra “Zgjimi” e piktores Safo Marko e vitit 1978, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, jetësohet nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë, fituese e Konkursit Kombëtar të Gjuhës,  organizuar në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe.
  •  Portretizim nga nxënësit Sabina Kapidani, Sidrit Barameta, Mejrem Mulla-Aliu, Izabel Murati, Henri Mulla-Aliu.
  •  Fotografia nga nxënësja Juajla Nelaj.
  • Shkolla 9-vjeçare “Rilindja”, Kavajë.