Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar.
Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë.
Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Kjo nismë e MAS është mbështetur nga “Save the Children” në Shqipëri.
“Grua nga Dardha” e piktorit Nexhmedin Zajmi piktura e vitit 1955, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve jetësohet nga nxënësit e shkollës “Myslym Keta”, Tiranë.
-Portretizim nga nxënësja Armela Limani
-Fotografia nga nxënësja Klarisa Vrapi
-Gjimnazi “Myslym Keta” Tirane
“Malësorja e vogël” e Zef Shoshit, një prej artistëve më në zë të arteve pamore të shekullit të XX në vendin tonë, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve është portretizuar kaq bukur nga nxënësit tanë.
-Portretizim nga nxënësja Dea Gjoka
– Fotografia: nxënësja Emi Dibra
– Liceu Artistik “Jordan Misja”, Tiranë
Skupltura “Partizani Fitimtar” nga Odhise Paskali, është një monument i vendosur në vitin 1968 në Mathauzen (Austri).
–Portretizim nga nxënësit Erlis Meta dhe Evans Gora
-Fotografia nga nxënëset Serena Dajti dhe Ema Shëngjergji
-Gjimnazi “Asim Vokshi”, Tiranë
“Kostum Korçar” e piktorit Guri Madhi i përket vitit 1987 pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
–Portretizim nga nxënësja Natalia Selishta
– Fotografia nga nxënësja Anisa Sulejmani
– Shkolla e Mesme e Bashkuar “Isuf Dalipi”, Mollaj, Korçë.
Shkolla e Mesme Artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër risjell afreskun e piktorit të mirënjohur gjirokastrit, Bashkim Ahmeti, titulluar “Drita e dijes në qytetin muze”, pjesë e një afresku dekorativ.
-Portretizim nga nxënësit Portretizim nga Kristian Kalemi, Arjola Alikaj, Klara Cani dhe Perjana Reçka.
-Fotografia nga nxënësi Lionel Loçaj
-Shkolla e Mesme Artistike “Feim Ibrahimi”
Me mesazhin për ruajtjen dhe promovimin e lahutës dhe eposit shqiptar që janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare, nxënësit e gjimnazit “Oso Kuka”, Shkodër kanë jetësuar pikturën “Lahutari” e realizuar në vitin 1989.
– Portretizim nga nxënësi Klejdis Sheqi
– Fotografia: nxënësja Azra Zhabjaku
– Gjimnazi “Oso Kuka”, Shkodër