Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik , duke krijuar një kërkesë të lartë për forcë punëtore të kualifikuar . Për këtë arsye, Arsimi Profesional është tashmë një zgjedhje e mençur për shumë të rinj shqiptarë  që duan të zhvillojnë aftësi praktike dhe të hyjnë shpejt në tregun e punës , jo vetëm në hoteleri-turizëm, por edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi , përpunimi i drurit, apo mekanika.