Mbi 15 mijë nxënës ndjekin aktualisht arsimin profesional, prej të cilëve mbi 4,400 nxënës janë regjistruar këtë vit, ose 10% më shumë se një vit më parë.
Me kërkesat në rritje të tregut të punës për profesionistë të kualifikuar gjithnjë e më shumë të rinjtë po orientohen drejt zanateve dhe po zgjedhin arsimin profesional si rrugën e duhur për punësim të sigurt.
Me Ministrin Blendi Gonxhja firmosëm dokumentit e përbashkët që i hap rrugë të rinjve për të zgjedhur arsimin profesional gjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit.